E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daliç: Tirana, më e fortë se Dinamo

Përpara mediave shqiptare mban gjithmonë distanca dhe asnjëherë nuk bën deklarata të pamenduara.

Megjithatë, sjellja e teknikut të Dinamos, Zlatko Daliç, ndryshon kur bëhet fjalë për mediat kroate.

Për gazetën e vendlindjes së tij, “Veçernji List”, drejtuesi i stolit të Dinamos ka pohuar se skuadra e tij është inferiore përballë Tiranës.

Dy klubet kryeqytetase janë kandidatet kryesore për titullin kampion në Kategorinë Superiore, por në përballjen direkt, të luajtur në javën e shtatë, bardheblutë fituan 2-1 me gola të Memellit dhe Muzakës.

“Në Shqipëri, derbi ndërmjet Tiranës dhe Dinamos është mjaft i rëndësishëm”, deklaroi Daliç. “Mund ta krahasoj me ndeshjen Dinamo e Zagrebit-Hajduk në Kroaci. Mund të them se Tirana është favoritja e këtij sezoni në Superiore. Ata kanë një klub më të fuqishëm financiarisht dhe një skuadër më të fortë se ne”.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›