Krasniqi do të vazhdojë boksin

Pak ditë më parë nokautit në raundin e tretë në ndeshjen e të shtunës, kundër ukrainasit Aleksandër Dimitrenko, kosovari 37-vjeçar thotë në një intervistë për “Stuttgarter Zeitung”:
“Besoj se do të takohemi përsëri, nëse promotori im Klaus-Peter Kohl do të më ofrojë një tjetër ndeshje për luftuar drejt titullit kampion bote, ose një ndeshje revanshi ndaj Dimitrenkos”.
Premton se do të ngjitet sërish në renditjen botërore. Por, për këtë, atij i duhen “dy ndeshje të tjera të fituara për të arritur te sfida për titullin kampion të botës”.
Krasniqi dëshiron t’i takojë shpejt të besuarit e tij dhe më pas “të vendosë çfarë do të bëjë”.
Ish-kampioni i Evropës nuk mendon të pushojë. “Unë stërvitem vazhdimisht. Unë nuk mund të heq dorë kështu krejt papritur. Bateritë e mia janë plot, ndihem plot dinamizëm”, tha ai. Ai kujton edhe premtimin që i bëri në vesh Maks Shmelingut. “I kam premtuar se do ta kthej titullin e kampionit të botës në Gjermani”, shton Krasniqi.
Por, gruaja është kundër vazhdimit të boksit.