E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Qendror shtyn diskutimin per zgjedhjet e Tiranes

KQZ shtyu perseri diskutimin e rezultateve per kryetarin e bashkise se Tiranes nga zgjedhjet e 8 majit nderkohe qe socialistet po kembengulin qe ky vendim te dale sa me pare. Komisioni zonal i njesise numer 5 dorezoi dy ore me pare ne KQZ tabelen me rezultate per kryetarin e zgjedhur te bashkise. Ne te mungojne firmat e komisionereve demokrate. Gjate dites se sotme kryetari dhe sekretari i ketij komsioni zonal shkembyen akuza per menyren e numerimit te votave dhe administrimin e materialeve zgjedhore.

Komisioni zonal i njesise 5 ka gjetur ne kutite e votave per keshillat bashkiake nje numer votash per kryetarin e bashkise te hedhura gabimisht ne kutine me nje ngjyre tjeter. Komisioni me shumice demokrate ka vendosur qe te vazhdoje numerimin e votave dhe te mos marre vendim per fituesin detyre qe ia kane kaluar KQZ. Partia Demokratike i kerkoi KQZ qe te numeroje si te vlefshme fletet e regullta te votimit te cilat gabimisht jane hedhur ne nje kuti me ngjyre tjeter. Por socialistet kembengulin qe fletet e hedhura ne kuti te ndryshme te mos perfillen si te rregullta dhe te shenohen si te pavlefshme.

A jane po jo te vlefshme votat e rregullta te futura gabimisht ne nje kuti me ngjyre tjeter Kjo pyetje nuk gjen pergjigje ne Kodin Zgjedhor te pergatitur me konsensus dypartiak ne vitin 2009. Derisa nuk eshte ne Kod as komisioni zonal nuk ka kompetence qe ta zgjidhe. Mbetet qe te jape nje pergjigje KQZ. Gjate negociatave per Kodin e ri Zgjedhor ne vitin 2009 askush nga juristet demokrate e socialiste nuk e mendoi se votuesit e Tiranes me 4 flete votimi ne dore mund te ngaterrojne kutite shumengjyreshe.

Kush e shpreh voten e qytetarit shenja kryq ne flete ngjyra e fletes apo ngjyra e kutise Pse mosperputhja e ngjyres se fletes me ate te kutise e ben voten te pavlefshme Keto dilema te paparashikuara nga Kodi Zgjedhor pritet te diskutoje KQZ ne mbledhjen e radhes. Debati sa vjen e shtohet edhe per faktin se diferenca jozyrtare e votave mes kandidateve Lulzim Basha dhe Edi Rama eshte vetem 10 vota por shtimi mbi to edhe i fleteve nga kutite e ngjyrave te tjera mund te ndryshoje shume te dhena. Burime te besueshme kane bere te ditur po ashtu se nje ore para mbledhjes se KQZ kryetari i Komisionit pritet te takohet me disa ambasadore te vendeve perendimore. Socialistet kembengulin se rezultati me fitoren e Edi Rames nuk mund te ndryshoje me kurre nderkohe qe demokratet deklarojne qe pop resin rezultatin qe do te shpalle KQZ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›