E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalin para gjykatës trafikantët

Ndërkohë që skafet e policisë kufitare me palombarët e RENEA-s kanë vijuar kërkimin në liqen, të dyshuarit e parë si autorë të përgatitjes së tragjedisë së 19 tetorit në Butrint, Ahmet Bushi e Hyqmet Sollaku, kanë dalë para togave të zeza për të marrë masën e sigurisë. Vendimi i marrë nga trupi gjykues ka qenë i ndryshëm për secilin prej të dyshuarve, që me sa duket lidhet me thellësinë e realizimit të procesit të hetimit dhe rezultatin e prekur gjatë tij. Kështu, për Ahmet Bushin është dhënë masa e sigurisë "30 ditë arrest në burg". Kjo është argumentuar me nevojën e hetimit për të vërtetuar pjesëmarrjen e tij në veprën penale. Ndërsa ka qenë "Burg pa afat" masa e përcaktuar për të dyshuarin e dytë, Bashkim Sena. Burime nga gjyqësori bënë të ditur se për dy të dyshuarit e tjerë, përkatësisht Dashamir Mane, i kapur në fshatin Shelegar të Sarandës dhe për Hyqmet Sollakun, i kapur në Tiranë, masa e sigurisë do të jepet paraditen e të premtes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›