E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Basha", Gjykata e Faktit do vendose

Tirane- Gjykata e Tiranes rrezoi dje kerkesen e prokurorise per shpallje te moskompetences lendore per padine e bere nga ministri i Jashtem Lulzim Basha. Gjykatesja Fatmira Hajdari ka argumentuar se rrezimin e kerkeses e mbeshteste ne nenin 141 te Kushtetutes dhe nenin 75 b pika dy i Kodit te Procedures Penale. Sipas gjyqtares gjykata nuk eshte duke gjykuar nje veper penale por nje akt procedural, per kete ka vendosur edhe mospranimin e kerkeses se perfaqesuesit te akuzes.

Kerkesa

Dje prokurori Arben Kraja i kerkoi gjykateses Fatmira Hajdari qe para se te niste procesin per kerkese padine e depozituar nga Lulzim Basha, kishte per t'i drejtuar nje kerkese. Sipas perfaqesuesit te akuzes dje nepermjet rruges zyrtare i kishte derguar nje kerkese Gjykates se Tiranes, ne te cilen edhe kerkohej shpallja e mos kompetences lendore te kerkeses dhe gjykimin e saj nga gjykata e Larte. "Gjykata e larte ka juridiksionin Kushtetues, ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kunder Presidentit te Republikes, kryetarit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave,deputeteve, gjykates te Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese. Kodi i Procedures Penale i Republikes se Shqiperise ne nenin 75 parashikon qe Gjykata e Larte, gjykon ne nje trup gjykues te perbere nga 5 gjyqtare te percaktuar me short veprat penale te kryera nga Presidenti i republikes, deputetet, kryeministri dhe anetaret e Keshillit te Ministrave etj, kur keta jane ne funksion ne kohen e gjykimit. Per sa me siper i vetmi organ kompetent per gjykimin e kerkesave te shtetasit Lulzim Basha qe eshte i pandehur, gjate fazes se hetimit paraprak dhe te gjykimit duhet te gjykohet nga Gjykata e Larte. Nje arsye tjeter eshte qe ju te shpallni mos kompetencen lendore eshte se per te njejtin procedim penal, ka pasur nje kerkese paraprake nga te pandehurit e tjere qe jane ne bashkepunim me te pandehurin Lulzim Basha dhe kjo kerkese paraprake eshte shqyrtuar nga gjyqtari Sokol Tona. Ne keto kushte i njejti gjyqtar shqyrton kerkesat paraprake gjate fazes se hetimit", ka deklaruar dje prokurori Arben Kraja. Nga ana tjeter avokati mbrojtes i Lulzim Bashes, Zef Nikaj i ka bere me dije gjykates se kjo ishte gjykata kompetente e cila duhet te gjykonte ceshtjen. Sipas avokatit Gjykata e Larte gjykon vetem ceshtjet e themelit, ndersa shtetasi Lulzim Basha e ka bere kerkesen si nje person i thjeshte dhe se ai nuk ka postin e Presidentit te Republikes. Gjykatesja Fatmira Hajdari pasi ka degjuar te dyja palet, vendosi rrezimin e kerkeses se prokurorit. Sipas saj kerkesa e bere nga ana e Lulzim Bashes eshte nje akt procedurial dhe nje ceshtje themeli, ku behet fjale per nje veper penale. Pas rrezimit te kerkeses per shpallje te mos kompetences lendore, prokurori Arben Kraja kerkoi dje perjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari. Sipas prokurorit kerkesa qe ai bente mbeshtetej ne nenin 18 te Kodit te Procedures Penale, ne te cilen zinte vend edhe neni 17 i ketij Kodi. Pas kerkeses se bere gjyqtarja i ka kerkuar prokurorit qe te argumentonte se ku mbeshtetej per te bere nje kerkese te tille, si dhe ne te njejten kohe te lexonte edhe diapozitivin. Prokurori Kraja sqaroi se ai mbeshtetej ne nenin 17 pika Ë , e cila shpjegonte se kerkesa per perjashtim te gjyqtarit behet pas konstatimit ne salle te njeanshmerise se gjyqtarit. Menjehere pas kerkeses gjyqtarja Hajdari ka bere me dije se procesi per kerkesen e bere nga ana e Lulzim Bashes do te shqyrtohet menjehere pas kerkeses se bere nga ana e prokurorit. Ne ditet ne vazhdim akuza pritet te dorezoje ne sekretarine e gjykates se Tiranes kerkesen e bere dje per perjashtimin e gjyqtares. Me pas kjo kerkese do te hidhet ne shortin elektronik te kesaj gjykate ku edhe pritet te hidhet shorti elektronik. Ky gjyqtar do te vendose per perjashtimin apo jo te gjyqtares Fatmira Hajdari nga ceshtja Basha. Pasi te shqyrtohet nga gjyqtari, te cilit do t'i bjere kerkesa, gjykata do te procedohet me kerkesen e Lulzim Bashes.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›