E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalipi: Qeveria dështoi me investimet e rrugëve

 

Qeveria nuk ka mbajtur premtimet për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve. Duke iu referuar sërish analizës së punës së qeverisë në 7 muajt e këtij viti, deputeti socialist Alfred Dalipi, në emër të PS-së akuzoi qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet dhe se kjo situatë mban larg turistët e huaj. “I vetmi objekt i përfunduar është ai Gjirokastër-Tepelenë”, tha deputeti socialist. Dalipi tha se pikërisht ritmet elektorale po mbajnë peng të gjitha akset rrugore të vendit dhe po torturojnë qytetarët dhe emigrantët që kthehen në Shqipëri. Para gazetarëve deputeti socialist renditi rrugët, të cilat, sipas Dalipit, janë premtime të pambajtura. “Shkodra - Hani i Hotit ende nuk dihet kur do të fillojë; rruga e Arbrit e filluar pa projekt real, po ecën me ritme të papërfillshme pune; afati kontraktual për Lushnje-Fier ka mbaruar, por nuk dihet se kur do përfundojë rruga; Fier-Vlorë, traseja s’ka përfunduar; Levan–Tepelenë pas tre vitesh nuk dihet se kur do të fillojnë punimet, ndërkohë që 2008 duhej të ishte koha e prerjes së shiritit”, tha Dalipi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›