“Gërdeci”, gati thirrja për Mediun
Fatmir Mediu, ish-ministri i dorëhequr i Mbrojtjes pas tragjedisë së Gërdecit, pritet të thirret në Prokurori për t’u pyetur për rrethanat, që çuan në ngjarjen e rëndë të 15 marsit, që u kushtoi jetën 26 personave si dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.
Burime nga organi qendror i akuzës pohojnë se, ish-ministri Mediu do të thërritet nga grupi special hetimor, që po punon për zbardhjen e tragjedisë. Ish-ministri Fatmir Mediu është nga të paktët persona, të rëndësishëm të kësaj çështjeje, deklarimet e të cilit mund të zbardhin mjaft rrethana të ngjarjes apo arsyet, që çuan në tragjedinë e rëndë të mesditës së 15 marsit. Burime të hetimit pohojnë se Mediu do të pyetet për dijeninë, që kishte institucioni i tij për respektimin e rregullave të sigurisë në punë, në ish-repartin ushtarak të Gërdecit, që ishte përshtatur në fabrikë për demontimin e municioneve të artilerisë së rëndë. Gjithashtu, Mediu pritet të pyetet edhe për kontratat e lidhura nga MEICO me firmën “Albdemil” të Mihal Delijorgjit, si dhe për faktin, nëse ministri i Mbrojtjes informohej për gjithçka ndodhte në këtë fabrikë. Deputetit Fatmir Mediu në lidhje me këtë ngjarje iu hoq imuniteti i deputetit për t’u vënë në dispozicion të hetimit. Ndërkohë, Mediu pritet të pyetet edhe rreth kontratave për furnizimin me municione të firmës “Albdemil” nga depot e ushtrisë shqiptare, kontratën e vendosjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, si dhe dy kontratat me firmat amerikane për furnizimin me fishekë kallashnikovi të ushtrisë afgane. Sipas burimeve pranë hetimit të çështjes, Mediu është nga të fundit persona që nuk është marrë në pyetje, dhe pas seancës që pritet të zhvillohet në ditët në vazhdim në Prokurorinë e Përgjithshme, ku është vendosur grupi special i hetimit, mund të rinisë sërish pyetja e të pandehurve të burgosur Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli. Këta të tre, të cilët ndodhen në qelitë e paraburgimit 313 në kryeqytet për rreth dy muaj rresht iu nënshtruan disa seancave të pyetjeve nga grupi hetimor, ku sqaruan pozicionin e tyre në hetim dhe rrethanat e ngjarjes. Akuza me të cilën ata u vunë në pranga ishte “shkelje e rregullave të sigurisë me lëndët plasëse”, por pak javë më parë, grupi hetimor u komunikoi atyre edhe akuzën e “vrasjes masive ndaj më shumë se dy personave”, çka rëndoi pozitën penale të tyre, duke bërë që të rrezikojnë edhe dënimin kapital, “burg përjetë” nëse shpallen fajtorë. Aktualisht, tre të pandehurit e burgosur kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave në ngarkim të tyre, ndërsa kanë pretenduar për shkaqe të ndryshme të shpërthimit. Presidenti i kompanisë që demontonte municionet, Mihal Delijorgji, ka pretenduar para grupit hetimor se shpërthimi nuk ka qenë i rastësishëm, por është kryer nga jashtë, sipas tij, ndoshta nga konkurrentët. Ndërsa në lidhje me akuzën e vrasjes këta kanë pretenduar se, në asnjë moment nuk ka qenë qëllimi i tyre për të vrarë njerëz, aq më tepër punëtorët që punonin për ta, në një fabrikë që u sillte fitime të konsiderueshme. f.m.
Oketa: Gërdeci i sigurt, rrezik vetëm zona e kraterit
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka siguruar dje se Gërdeci është zonë e sigurt, por ka shtuar se shpërthime mund të ketë në zonën e kraterit. Duke folur gjatë një ceremonie ku i ka dorëzuar Bashkisë së Vorës një ambient të ushtrisë për ndërtimin e një shkolle, kreu i kësaj ministrie është shprehur se, “kur flasim për probabilitet për shpërthim, flasim gjithmonë vetëm brenda zonës së rrethuar, që do të thotë se në rast se ndodh një shpërthim, i cili tashmë ka kaluar 5 muaj dhe nuk ka ndodhur absolutisht as edhe shpërthimi më i vogël, bëhet fjalë gjithmonë brenda zonës së rrethuar. Jashtë territorit të rrethimit nuk ka asnjë problem për sa i takon shpërthimeve”. Sipas tij, “duhet qartësuar edhe një element tjetër: kur flasim dhe përmendim fjalën shpërthim në termat teknik ushtarak, shpërthim quhet edhe detonimi i një kapsolle, sado të vogël apo i një djegoreje, të cilat nuk paraqesin ndonjë rrezikshmëri të lartë. Do të doja të theksoja edhe një herë se brenda zonës së rrethuar është deklaruar që ditën e parë që është një zonë me rrezikshmëri të lartë, pikërisht për këtë arsye, sepse ekziston probabiliteti që mund të ketë ende predha të pashpërthyera”. Lidhur me pastrimin e zonës së kraterit, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes u shpreh se puna aty vazhdon normalisht. “Personat që punojnë aty janë ekspertë të çarmatimit dhe deri tani nuk kanë pasur as problemin e shqetësimin më të vogël. Theksoj si ministër i Mbrojtjes se jashtë zonës së rrethuar nuk ka asnjë rrezik”, theksoi Oketa.