E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Klosi në jaht luksoz 4 mijë euro nata

 

Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, reagoi menjëherë pas deklaratës së sekretarit socialist, Blendi Klosi. Sipas tij, Klosi nuk e njeh situatën reale të turizmit shqiptar, pasi ai sapo është kthyer nga pushime luksoze në jahte jashtë vendit. “Pasi kaloi 10 ditë në Saint Tropez, në të cilat 5 në jahtin më të famshëm dhe luksoz ‘Aleksandri i Madh’, ku dita kushton 4000 euro, dhe prej aty shkoi në Ibiza për të vazhduar pushimet si milioner... Z. Klosi kthehet në Tiranë dhe derdh lot krokodili për pushuesit shqiptarë. Politika e re e z. Rama vazhdon të marrë rreze dielli dhe të pushojë në Perëndim, ashtu siç bëri 8 vite me radhë, gjatë të cilave e la turizmin shqiptar në mëshirë të fatit. Ndaj e ka të lehtë të flasë për standardet evropiane të zonave turistike, sidomos kur këto i provon në vendet më luksoze të Evropës. Por, një gjë është e qartë, këto lot krokodili të kësaj politike hipokrite të z. Rama, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e ndotin turizmin shqiptar”, tha Bogdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›