Dalipi: Qeveria ne 4 vjet, anarki me kthimin e pronave
Partia Socialiste ka kritikuar qeverine se ne 4 vjet nuk ka realizuar asnje nga premtimet per ceshtjen e prones, me te cilin erdhi ne pushtet, por e ka zvarritur kete proces pafundesisht. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputeti socialist, Dalipi tha se pronat mbeten nje ceshtje kyce per te realizuar nje ekonomi tregu funksionale, kusht themelor me te cilen lidhet jo vetem integrimi ne BE, zhvillimi ekonomik i vendit, por edhe zgjidhja e konflikteve sociale. Sipas tij, ligjet, udhezimet dhe procedurat qe ka percaktuar kjo qeveri per kthimin dhe kompensimin e pronave, kane shtuar konfliktet gjyqesore.