E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha-Meta, jane ne koalicion"

Denis Dedej

"Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, shpalli hapur qellimin e tij per t'u bashkuar me Ilir Meten, per te bere qeverine pas 28 qershorit, perderisa nuk i fiton dot votat i vetem". Ky eshte reagimin i zedheneses se Partise Socialiste, Mimi Kodheli, ne lidhje me intervisten e dhene nga kreu i ekzekutivit shqiptar ne emision "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne televizion "Klan". Kryeministri Berisha gjate intervistes se tij la te hapur mundesine e bashkepunimit ne nje koalicion te perbashket paszgjedhor, me Levizjen Socialiste per Integrim dhe kjo vetem e vetem per te mos derguar vendin serish ne zgjedhje, nderkohe qe ka mohuar ne menyre kategorike cdo lloj bashkepunimi me PS dhe me kryetarin e saj, Edi Rama. "Kjo per ne nuk perben asnje cudi perderisa prej kohesh Ilir Meta ne raport me opoziten mendon, flet e vepron si Berisha, duke u sjelle ne fakt si minister i Berishes, qe mbulon ceshtjet e opozites", komentoi zyrtarja e selise roze. Sipas saj, Berisha dhe Meta jane bashke dhe duan te fitojne per te bere se bashku edhe 4 vjet te tjera, ate qe kane bere 18 vjet me radhe. Partia Socialiste vleresoi se mbremjen e dy diteve me pare shqiptaret pane nje shfaqje te mjerueshme te degradimit te politikes ne pushtet, dhene nga zoti Sali Berisha. Nderkaq, zyrtarja e partise me te madhe ne opozite komentoi deklaratat e fundit te bera nga perfaqesuesit e PD dhe kryetarit te tyre ne intervisten e dy diteve me pare, ne drejtim te kryetarit te PS, Edi Rama. "Kryeministri sulmoi me nje primitivizem qe s'ka asnje lidhje me kodin etik te familjes evropiane, kryetarin e opozites dhe familjen e tij", kritikoi deklaratat e bera nga Berisha ne emisionin "Opinion" ne adrese te kryesocialistit, Mimi Kodheli. Sipas saj, te njejten gje po ben prej javesh edhe e gjithe shpura e oborrtareve te tij. "Ne mendojme se ne fakt kjo baltosje e kthyer ne platforme politike te Partise Demokratike, flet me mire se cdo koment per krizen e ideve dhe te rezultateve te kryeministrit e te qeverise se tij", reagoi zedhenesja e Partise Socialiste. Ne perfundim te fjales se saj, Kodheli ftoi qytetaret te bashkohen pasditen e neserme ne sheshin "Skenderbej", ne manifestimin paqesor te organizuar nga Partia Socialiste. "Per nje Shqiperi te re, ku korrupsioni nuk ben ligjin e nuk kap qeverine dhe ku fjala e perfaqesuesve te popullit nuk perdoret per shpifje e fyerje ndaj kundershtarit politik e familjes se tij, jane te ftuar te gjithe qytetaret e qytetaret e Tiranes te marrin pjese ne manifestimin e madh te dites se diel ora 18.00 ne sheshin 'Skenderbej'", u drejtoi ftesen qytetareve, zyrtarja socialiste. Kriza midis Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim ka nisur pas qendrimeve te ndryshme qe mbajten mbi ndryshimet e bera ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe Kodin e ri Zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›