Keshilli Bashkiak miratohet reduktimi i disa taksave

Qytetarët e Tiranës, tashmë do të kenë 60 taksa dhe tarifa më pak. Me 29 vota, këshilli bashkiak ka miratuar një nga propozimet e kryetarit të bashkisë Lulzim Basha për reduktimin e taksave të cilat sipas tij, kanë rënduar për vite me radhë xhepat e qytetarëve.
"Duke eleminuar mbi 60 tarifa dhe taksa vendore ne jo vetëm në praktikë lehtësojmë, zhdërvjelltësojmë marrëdhënien mes bashkisë dhe qytetarëve, bashkisë dhe biznesit, por japim një sinjal shumë pozitiv për klimën që duam të krijojmë në këtë qytet, klimë miqësore ndaj biznesit. Një Tiranë të hapur për biznesin, të hapur për sipërmarrjen e lirë", tha Basha.
Disa nga propozimet e tjera të miratuara kanë qënë struktura e re e bashkisë së Tiranës, krijimi i 6 drejtorive të reja, por dhe shkurtimi i disa posteve, për të cilat është shpenzuar pa efektivitet. Një propozim tjetër që ka marë miratimin e këshilltarëve, ka qenë projekti infrastrukturor për ndërhyrjen nga Shkolla Teknologjike te Komuna e Parisit. Ndërkohë është miratuar dhe krijimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit. Me 29 vota është miratuar dhe projekt vendimi për kalimin e klubit të Tiranës në shoqëri aksioniere, 100 % në pronësi të bashkisë Tiranë. Propozimi i fundit që është miratuar ka qenë dhe ai i dhënies së titujve “Qytetar Nderi”, kryeministrit të Kuvajtit dhe Emirit të Katarit si dhe “Ambasdore Nderi” të Tiranës, aktores shqiptaro- amerikane, Eliza Dushku.
Por mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk ka kaluar pa debate. Më herët, grupi i këshilltarëve socialistë ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, pasi ai i paraqitur është konsideruar prej tyre i paligjshëm. Duke mos arritur një konsensus ata, kanë vendosur të braktisin mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, që nga konstitutimi i tij.
Edlira Sulejmani