Dallgët bllokojnë tragetet Sarandë-Korfuz
06/03/2005 Dje asnjë udhëtarë nuk hyri e doli nga porti
SARANDË – Bllokohet sërish lëvizja e trageteve në linjën Sarandë –Korfuz. Kushtet e vështira atmosferike kanë bllokuar qarkullimin e trageteve të udhëtarëve, që funksionojnë në linjën detare, që lidh qytetin jonian me ishullin e Korfuzit.
Sipas informacioneve zyrtare nga Kapiteneria e portit të Sarandës mësohet se ditën e djeshme nuk është nisur për në tokën greke asnjë prej dy trageteve “Sotiraqi” dhe “Kaliopi”.
Të njëjtat burime vunë në dukje se intensiteti i ballëve ka shkuar deri në 8 ballë, çka e ka bërë të pamundur daljen në det të çdo lloj mjeti lundrues.
Lëvizja e trageteve ngelet e bllokuar deri në përmirësimin e motit, i cili, sipas sinoptikanëve, do të ketë një përmirësim të pjesshëm në dy ditët në vazhdim.
Nga porti i Sarandës kalojnë për në tokën greke çdo ditë më shumë se 30 persona, ndërkaq numri i atyre që hyjnë në tokën shqiptare nga ky port arrin në 20 persona.
Në këtë port mungon një traget që të mundësojë transportin e automjeteve midis dy shteteve.