“Për të ardhur keq, sot kemi vetëm humor tavolinash e ‘të transplatuar’”

06/03/2005 Shkrimtari i humorit, anlizon estradën
SHKODËR - Nuk janë të pakta gjurmët e shkrimtarit Paulin Selimi në skeçet e estradës së Shkodrës. Nga penë e tij lindi për të hyrë në fondin e perlave të humorit, ”Kunati i shokut Xhemal” (i njohur nga populli si “Xhemal katunari”), ”Kola i dritave”, ”Kushëriri nga Amerika”, ”Jepi mami”, të cilat janë të pavdekshme dhe janë ngulitur thellë në mendjet e teleshikuesve, aq sa batutat e tyre përsëriten herë pas here nga ata.
Paulin Selimi në një intervistë për gazetën "Metropol", ka rrëfyer krijimtarinë e tij, fillimet e "vakjen" e trishtë, në të cilën ndodhet humori.
Kur keni filluar të shkruani për humorin?
Shkrimet e para i kam bërë kur isha student, në vitin 1965, në gazetën “Studenti”. Ishin një sërë fejtonesh dhe pamfletesh, të cilat ishin si shkrime sporadike nga ana ime e jo se kisha krijuar bindjen se do të bëhesha shkrimtar. Në atë kohë kam lëvruar edhe poezinë serioze, por këshillat e dy studentëve, poet të rinj atëherë, Xhevahir Spahiu dhe Spiro Dede, më bënë që të merresha me humor dhe që atëherë i hyra kësaj fushe, duke filluar në një rrugë pothuajse të pashkelur në prozë. Fillova me skicat, tregimet, novelat dhe më pas u lidha me estradat, duke shkruar skeçe, monologje, komedi, ku interpretimi me mjeshtëri i aktorëve profesionostë më solli një kënaqësi të veçantë. Librin e parë e shkrova më 1972 dhe për koincidencë pata recenzent shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, i cili bëri të mundur që libri të kalojë censurën e botimit. Prezantimi i parë i këtij libri u bë me 6000 kopje, të cilat u shitën shumë shpejt. Për këtë një meritë të veçantë pati edhe karikaturisti i madh Tef Palushi, që e ilustroi kopertinën e librit me një nivel të lartë artistik dhe tepër modern për kohën, sa që i futi në grackë lexuesit që nxituan për ta blerë atë.
Cila ka qenë shtysa që ju lidhi me humorin?
Them me plot bindjen se shtysa ka qenë vetë qyteti i lindjes, qyteti i humorit, Shkodra. Kam lindur në lagjen "Gjuhadol" të këtij qyteti, që ka nxjerrë shumë figura në fusha të ndryshme dhe vaçanërisht në atë të humorit. Dashje pa dashje, në këtë mjedis, ku humori kalonte nga dyqani në dyqan, u rrita unë dhe në indet e mia u fut humori i mrekullueshëm shkodran, të cilin më vonë e reflektova në krijimtarinë time, kuptohet pa mohuar kulturën e të shkruarit, pasi kam mbaruar Fakultetin Gjuhë-Letërsi në Uiniversitetin e Tiranës dhe përveç kësaj kam lexuar me mijëra libra, duke mos përjashtuar ato humoristikë, duke filluar nga Aristofani, Volteri, Molieri, Servantes, Çehov e të tjerë, të cilët ma plotësuan lukun humoristik. Do të thoja se leximi për shkrimtarin është si stërvitja për lojtarin, jo për plagjiaturë apo epiganizëm, por ta mban gjithmonë ndezur mekanizmin e shkrepjes.
A duhet të ketë një divizë për shkrimtarin dhe artistin e humorit?
Për artistin duhet gjithmonë punë e madhe e sidomos te humori, sepse te humori duhet të jetë seriozja, larg banaliteteve, gjë që ka qenë dhe diviza ime. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e krijimtarisë sime të mbetet dhe të lexohet e shikohet me ëndje, sepse asnjëherë nuk jam munduar të abuzoj me momentin. Arti është si fruti, fillon nga lulja, bën kokrra e pastaj piqet. Po kështu është edhe artisti që duhet të punojë në vazhdimësi, sepse mund të bëhesh i famshëm për një natë, mund të bëhesh i pasur për një natë (të bie llotoria) apo politikan nga partia, por kurrsesi nuk mund të bëhesh shkrimtar e artist brenda një nate. Për t’u bërë artist duhen mijëra ditë dhe net të mundimshme.
Cili është opinioni juaj për humorin e sotëm?
Humori i sotëm ka hyrë në hullinë e uljeve dhe ngritjeve, kjo për pasojë të ndryshimit të sistemit, të kuniunkturave dhe të koncepteve. U çmitizuan disa mite të humorit që ishin fryrë me pa të drejtë dhe dolën në pah disa të tjerë, që ishin lënë në hije padrejtësisht. Vë re se në disa raste ka humor banal, pa ide, ose e thënë ndryshe humor tavolinash, si dhe po bie në sy rruga e shkurtër e marrjes së humorit të huaj dhe duke e “transplantuar” në humor shqiptar, duke bërë që të hyjë në garë një humor pa autor. Më vjen keq që kohët e fundit po botohen pak libra me krijimtari humoristike në një kohë që publiku pret akoma nga Dritëro Agolli, Qamil Buxheli, Dionos Bubani, Pëllumb Kulla etj., duke mos harruar edhe të rinjtë që shkruajnë për spektakle të ndryshme pa i dalë emri fare.
Si mendoni, cili është shkaku i mungesës së shfaqjeve të estradave profesioniste të vendit tonë?
Mendoj se mungesa e shfaqjeve të këtyre estradave vjen për arsye organizative. Një pjesë e madhe e shkrimtarëve të humorit nuk shkruajnë më për to, pasi tani shikohet dhe ana ekonomike dhe pagesat dhe honoraret që ofrojnë këto estrada janë me të vërtetë qesharake. Për ta konkretizuar këtë fakt, mund t'ju them se një skeç i shfaqur disa herë nga një trupë estrade profesioniste e vlerëson skenarin me 10 euro, ndërsa pagesa në shfaqje private është rreth 50 herë më e madhe. Kjo është edhe arsyeja kryesore që regjisorë të mëdhenj si Bujar Kapexhiu, Sheri Mita, Koço Devole etj., janë larguar nga estradat profesioniste, duke bërë që niveli artistik i shfaqjeve të tyre ulet ndjeshëm, me përjashtim gjithmonë të ndonjë shfaqjeje që bëhet me projekte.