Së shpejti filma dhe "Portokalli"

06/03/2005 Por Paulin Selimi duket se ka akoma shumë për të dhënë për humorin shqiptar. Ai nuk ka reshtur asnjëherë së gjeturi subjekte të bukura për t'i vënë në skenë me trupa të ndryshme. Aktualisht, ka shpjeguar shkrimtari, është duke punuar disa materiale për skenare të filmave humoristikë. Gjithsesi duket se humori fin i Selimit shumë shpejt do të jetë më i ndjeshëm dhe më i afërt për publikun. Vetë autori humorit, Paulin Selimi ka bërë të ditur për gazetën "Metropol" se shumë shpejt mund të fillojë bashkëpunimin me emisionin e Top Channel, “Portokalli”. Skenaret e shkodranit Selimi do të interpretohen nga stafi i aktorëve të programit. Arsyeja e vetme që ka pranuar ftesën është fakti se "Portokallia" të paktën ruan të drejtën e autorit. Selimi thotë se ka edhe gjëra, të cilat e ardhmja nuk do t'ia ndryshojë. Çdo mëngjes ai do të vazhdojë të jetë në detyrën e tij, si drejtor i shkollës së mesme të muzikës "Preng Jakova".