Godoleshi në “karantinë”

06/03/2005 Pas rrëshqitjes së tokës, fillon shpërngulja e fshatit
ELBASAN – Pas alarmi të gjeologëve, fillon shpërngulja e fshatit Godolesh në rrethin e Elbasanit. Kjo zonë, në përfundim të inspektimit, është cilësuar si e pabanueshme dhe për këtë arsye është kërkuar shpërngulja e të gjtiha familjeve që kanë shtëpitë aty.
Rreth 280 familje të këtij fshati do të shpërngulen të gjitha, ndërsa dje ka fillar “sistemimi” i familjeve e banorëve të parë.
Gjatë ditës së djeshme, me ndërhyrjen e komunës Labinot Fushë, të Prefekturës dhe deputetit Durim Hushi, është bërë e mundur të sistemohen 20 familjet e para.
Ish-godinat e repartit ushtarak, në afërsi të lagjes “Dyli Haxhire Myzyri” e njohur si NSHU, është kthyer në banesa provizore për mëse 100 banorë, të cilët kishin më shumë se një javë që jetonin te fqinjët e tyre. Shtëpitë e këtyre familjeve janë konsideruar të pabanuehsme dhe rrezik për jetën e pjesëtarëve, të cilët dje janë vendosur në këto godina të braktisura.
Deputeti Durim Hushi, që ka ndikuar për sistemimin e këtyre banorëve, ka deklaruar se në ditët në vazhdim familje të tjera do të sistemohen në repartin në afërsi të Kishës së Shën Thanasit, ndërsa po kërkohen ambiente të tjera për të shpërngulur të gjtihë fshatin nga kjo zonë.
Fshati Godolesh tashmë është cilësuar si i pabanueshëm dhe lajmi është konfirmuar nga grupi i gjeologëve, të cilët kanë inspektuar zonën dy ditë më parë. Rrëshqitjet do të vazhdojnë dhe jeta aty është shumë e vështirë, është shprehur Hushi, duke kërkuar nga të gjitha institucionet që të sistemohen këto familje, sa nuk është vonë.
Situatë emergjente e regjistruar në Godolesh, 3 ditë më parë, është përcaktuar si një shqetësim mjaft i madh për komunitetin e atje dhe për pushtetin lokal. Për këtë situatë është njoftuar Ministria e Pushtetit Vendor, ndërsa është marrë edhe miratimi nga Ministria e Mbrojtjes për të përdorur ambientet ushtarake në shërbim të strehimit të të shpërngulurve.
280 familje
të kërcënuara nga rrëshqitjet
1600 banorë
të kërcënuar nga rrëshqitjet
20 familje
shpërngulen nga fshati
100 banorë