E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dallgët nxjerrin “Nikoals” në breg të Karaburunit

10/06/2005  Shpëton anija

VLORE - Anija “Nikolas” shpëton pas disa orësh luftë me dallgët e detit, të cilët bënë që marinarët ta braktisnin atë nga frika e mbytjes. E shoqëruar nga marina italiane e grupit të 28, ajo u ankorua disi vështirë te gjiri i Brostanit, ose tek i Arushës, siç i thonë vendasit.

Anija ka ngelur në një nga brigjet e vegjël dhe gjysma e saj ndodhet nën ujë, kurse pjesa tjetër e mbështetur në rërë. Ngarkesa e saj u bë pengesë për nxjerrjen sa më parë në breg. Anija u braktis ditën e mërkurë dhe është lënë në mëshirën e dallgëve 6 ballëshe të detit, ndërsa ekuipazhi i saj prej 8 personash mundi të shpëtojë. Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, rreth orës 12.00 të ditës së mërkurë, është dëgjuar një sinjal, SOS në radio, por pa marr konfirmimin e saktë se nga kush mjet lundrues vinte sinjali, si dhe vendnisja e tij. Pas 30 minuta u njoftuan rojet bregdetare, distrikti detar si dhe mjetet ushtarake detare italiane të instaluara në ishullin e Sazanit se një mjet lundrues është në rrezik për t’u mbytur, e cila ndodhej në det, 3 milje larg ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Ekuipazhi i anijes “Nikolas” me pronar Tom Lika, më pas ka komunikuar me kapitenerinë e portit, e cila ka njoftuar se ndodhej në rrezik për mbytje, sepse për shkak të detit të trazuar ka pësuar rrëshqitje të ngarkesës me 1300 tonë tulla në 30 gradë në një krah, si pasojë lundrimi i mëtejshëm është bërë i pamundur.

Pasi u morën të dhëna të sakta, në ndihmë të anijes së rrezikuar kanë shkuar mjetet e “Guardia di Financës”, si dhe mjete lundruese të ushtrisë italiane, të cilat ndodhen pranë ishullit të Sazanit. Rreth orës 13.30 minuta, anijet lundruese të ushtrisë italiane kanë shkuar pranë anijes, për ta shpëtuar anijen dhe ekuipazhin, por, sipas marinarëve të anijeve italiane, ka qenë e pamundur për të shpëtuar anijen dhe eliminimin e ngarkesës për ta sjell në gjendje normale, për shkak të dallgëve, të cilat kanë qenë 6 ballë. Pas disa orë përpjekjeje, kjo anije mundi të shpëtojë. Tashmë do të shihen dëmet e shkaktuara në të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›