E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Policia po favorizon PS”

10/06/2005  Reagon kreu i PD

SHKODER - Kryetari i degës së PD në Shkodër, Astrit Bushati, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me tentativat nga ana e qeverisë për të favorizuar kandidatët e PS. “Kohët e fundit, është shprehur Bushati, po vihet re tentativa e qeverisë dhe institucioneve në varësi të saj për të intensifikuar presionet ndaj elektoratit në shërbim të kandidatëve të PS, ku konkretisht të bie në sy fakti i përdorimit masiv të fondeve publike dhe pajisjeve e makinave të ndërmarrjeve shtetërore gjatë kësaj fushate zgjedhore”. Përveç kësaj, ka vazhduar Bushati, Ministria e Rendit Publik ka nisur një fushatë zëvendësimesh në strukturat e policisë, për t’i vënë ato në shërbim të kandidatëve të PS, ky fenomen sidomos është vënë re në postën e policisë së Velipojës që e përfshin zona nr.7.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›