“Denojmë shkatërrimin e zyrës së rivalit”
10/06/2005 Distancohet kandidati i PS
SHKODER - Nota e protestës e bërë dy ditë më parë nga kandidati demokrat i zonës nr.7, në drejtim të rivalit të tij socialist Tomë Doshi, ka sjellë dje edhe përgjigjen e këtij të fundit me anë të një deklarate të shtabit të tij elektoral. Në këtë deklaratë hidhen poshtë akuzat e bëra nga Palaj në drejtim të Doshit, si dhe njëkohësisht dënohet publikisht nga vetë ata akti i fundit që ndodhi në zyrën elektorale të kandidatit demokrat. Përveç hedhjes poshtë të akuzave të bëra në drejtim të kandidatit socialist, shtabi i tij elektoral jep edhe mesazhin për një fushatë të qetë dhe brenda kufijve të kodit të etikës të miratuar nga dy lidërët kryesorë të politikës shqiptare. Njëkohësisht, ky shtab i fton të gjithë konkurentët dhe sidomos atë demokrat që të jenë të qetë dhe të bëjnë një fushatë civilizuese, pa shpifje, duke ruajtur kështu etikën zgjedhore.