E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parashikon prishje ndërtimesh pranë xhamisë e kishës

10/06/2005  Projekti i Qendrës së Beratit

BERAT - Eshtë miratuar në parim, pa kaluar në aprovimin në detaje projektplani i studimit të qendrës të qytetit të Beratit, nga KRRT e bashkisë, ndërkohë që ka patur debate.

Dje në ambientet e Bashkisë të qytetit grupi i studim projektimit të drejtorisë të Ministrisë së Ndërtimit dhe Turizmit ka paraqitur një projektstudimi për qëndrën e qytetit që sipas grupit të projektimit ka afatin kohor deri në 20 vjet, por që mundet që t’i rezistoj edhe më te kohës në zhvillim.

Paraqitjen e këtij planstudimi e bëri nëndrejtori i institutit në Ministrinë e Turizmit, Beni Golemi. Në këtë ishin parashikuar disa ndryshime në parim pa u kaluar në detaje, gjë e cila u jep shanc të vazhdojnë ndërtimet me dhe pa leje, duke iu larguar sa më shumë parimeve dhe ligjeve që ka UNESKO në marrjen në mbrojtje të vlerave muzeale botërore të këtij qytetit.

Me konkretisht, planprojekti ka pasur për qëllim edhe që të ruaj nga ndërtimet e betonta këto lagje, ndërsa kërkon të ndërtoj në vendin e pallatit të kulturës një amfiteatër të qytetit, për t’i dhënë mundësinë hapësirave të plota të pamjes të qytetit.

Në ndërtimin e qendrës kulturore të qytetit nuk është përcaktuar sa është lartësia në metra, por do të ruaj dhe do të shkoj në harmoni me dy objektet e kultit, atë të xhamisë të plumbit të ndërtuar në vitin 1530 dhe që është e lartë 26 metra kupola dhe 36 metra e lartë minareja, si dhe me kishën në anën tjetër të ndërtimit të saj.

Në pjesën e dytë të projektit është parashikuar edhe lënia e një sheshi ndërtimi për një teleferik. Kurse te zona e parkut të bibliotekës, një qendër ndërtimi mesjetar dhe pas maternitetit ndërtimi i një kompleksi sportiv, me një parkim të nëndheshëm. Në prespektivë duhet të hiqet ura pasarel, pasi është e ndërtuar jashtë parametrave muzeale të qytetit dhe që nuk shkon në harmoni të kombinuar me dy lagjet muzeale të Mangalemit dhe të Goricës. Objekti që do të ndërtohet në qendër të qytetit do të jetë një ndërtim arkitekturor, që do të ketë brenda tij edhe një momument të qytetit.

Pjesën e dytë të projektit e paraqiti inxh. Astrit Tartari, ku parashtroj në zhvillimin e infrastrukturës të qytetit ndryshimin e trafikut dhe shtimin e sipërfaqes të gjelbëruar, duke parashikuar prishjen e ndërtimeve pa dhe me leje.

Për të arritur këtë plan dhe për të ruajtur vlerat muzeale edhe të urës të Goricës, duhen ndërtimi i dy urave, njërës te pjeshkorja dhe tjetra te lagjja „Çlirim“.

Por, duket se këtë projektplan nuk e kanë pranuar specialistët e institutit të muzeut dhe anëtarë të KRRT së qytetit.

Debati/ Specialistët kundërshojnë mungesën e konkurrencës

“Planet e projektet e disktuara kanë masakruar qytetin e Beratit“

Specialistët e KRRT kanë ngritur zërin, duke replikuar në shumë raste ashpër, pasi nuk e kanë parë të udhës që një projektplan të paraqitet nga një firmë e vetme.

Drejtori i ateljes të Beratit, Ajet Nallbani, i cili tha se projektplani del jashtë loje, “pasi ju nuk keni parashikuar ndërtimin dhe prishjen e objekteve, sipas sandardeve që lejon vetë mozaiku i qytetit muze. Ka ardhur koha që të prishen pallatet dhe të gjitha ndërtimet 4, 5 e 6 kate, në lagjen „22 Tetori“ si dhe brenda mozaikut të ndërtimit“, tha ai.

Pas Nallbanit, me grupin që ka përgatitur planin rregullues të qëndrës të qytetit, zërin e ka ngritur edhe Baftjar Kapexhiu, i cili tha “se çdo gjë mundet të jetë, por plan studimi nuk është. Nuk e kuptoj si mund të bëhet dhe të paraqitet një plan studim pa konkurrencë në një qytet muze. Deri tani Berati ka ndryshuar tre e katër plane, të cilat vetëm e kanë masakruar qytetin nga plani i vitit 1948, 1963, 1983. Dhe tani ky i vitit 2005 vazhdon ta masakrojë qytetin”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›