Përforcuesi i TVSH u shkrumbon shtëpinë
10/06/2005 Të pastrehët kërkojnë ndihmë
GRAMSH - Flakët kanë shkrumbuar një banesë, duke lënë në qiell të hapur familjen Zhupani në fshatin Harunas, në rrethin e Gramshit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur aparatura përforcuese e Televizonit Shqiptar ka shkaktuar një shkëndijë elektrike, e cila më pas është shndërruar në një zjarr gjigand, duke shkrumbuar të tërë shtëpinë. Të dëmtuarit e këtij zjarri, 7 pjesëtarët e familjes Zhupani, banues në fshatin Harunas, komuna Skëndërbegas në rrethin e Gramshit, kanë humbur brenda dhjetë minutave të gjitha orenditë shtëpiake dhe të vetmen strehë. Kryefamiljari deklaron se ato para që merrte çdo muaj nga telivizioni shqiptar me anë të komunës Kodovjat për përforcuesin nuk munda ta zhdëmtojë shtëpinë e shkatërruar plotësisht.