Sekuestrohen bombola gazi, shiten jashtë standardit
10/06/2005 Kërcënim për banorët, fillojnë edhe gjobat
FIER - Janë vendosur gjoba dhe sekuestrim ndaj subjekteve të cilat tregtojnë bombola gazi jashtë kushteve teknike. Kjo ka qenë masa më e fundit e dënimit e ndërmarrë nga zyra e mbrojtjes kundër zjarrit në Prefekturën Fier, ndaj gjithë atyre subjekteve private, të cilat tregtojnë bombola gazi jashtë kushteve teknike të përcaktuara me ligj.
Shefi i kësaj zyre, Vasil Bregu, pohon se së fundi zyrës që ai drejton i ka ardhur edhe një shkresë nga Inspektoriati i Enëve nën Presion, ku janë të përcaktuara qartë të gjitha pikat e tregtimit të bombolave të gazit. Sipas tij, janë rreth 16 objekte të evidentuara në qytetin e Fierit dhe 18 për Lushnjën, të cilat janë jashtë kushteve teknike apo të palicensuara dhe që së shpejti pritet t’i nënshtrohen një kontrolli intensiv.
“Nga ana e inspektoriatit të enteve nën presion është përpiluar një listë e të gjitha këtyre subjekteve, listë që u është dërguar dhe të gjitha komunave dhe bashkive dhe në bashkëpunim me policinë bashkiake, Inspektoriatin e Enëve nën Presion, Inspektoriatin e naftës dhe gazit me policinë e mbrojtjes nga zjarri, ne do të ushtrojmë kontroll në të gjitha këto subjekte dhe do të marrim masat që përcakton ligji”, ka pohuar shefi i MNZ pranë Prefekturës Fier, Vasil Bregu.
Me tej ai shton se tregtimi i bombolave të gazit jashtë kushteve teknike të kërkuara ka qenë një problem i përhershëm, i cili rrit përqindjen e rrezikut me afrimin e stinës së nxehtë, duke pasur parasysh faktin se pjesa më e madhe e këtyre subjekteve zhvillojnë aktivitetin e tyre, pikërisht pranë zonave të populluara. Në fund kreu i mbrojtjes ndaj zjarrit, Bregu, thekson se tashmë ka kaluar faza e njoftimeve dhe vendosjes së gjobave, ndaj mbetet si e vetmja zgjidhje masa e sekuestrimit. Muaj më parë struktura të pushtetit lokal në Fier, në bashkëpunim me MNZ, kanë ndërmarrë dhe aksione të tjera për të rregulluar tregtimin e bombolave të gazit, sidomos atyre me peshë 5 kilogramë, të cilat shiten dhe në markete ushqimesh, apo në konvikti