E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi i fundit para Frances, kombetarja mund 4-0 U17

TIRANË- Kombëtarja A ka fituar 4-0 në testin me kuqezinjtë 17-vjeëarë, zhvilluar pasditen e së martës në Durrës. Trajneri Kuzhe ka dashur të shohë nga afër formën e futbollistëve në prag të sfidës së të premtes kundër Francës, ndërkohë që në fund, një pjesë e madhe e tyre e ka bindur.

Kroati e ka nisur takimin me një formacion që mendohet se do të jetë edhe ai i ndeshjes me francezët, me në portë Ujkanin dhe përpara tij Cana, Teli, Dallku e Vangjeli. Në mesfushë, Kuzhe ka vendosur Bulkun, Currin, Agollin dhe Skelën, ndërsa në sulm dyshen Bogdani-Salihi. Por, është e qartë se në ndeshjen me Francën, njëri nga dy sulmuesit do të luajë më i tërhequr, ndoshta në krahun e djathtë, ku nuk do të jetë Duro.

Sa i përket ndeshjes, golat e kombëtares A mbajnë firmën e Bogdanit, Salihit, Emiljano Vilës dhe Kapllanit. “Jam i kënaqur në masën 90 %, - deklaroi pas testit trajneri Josip Kuzhe. – Në pamundësi për të bërë një analizë të mirëfilltë, mund të them se lojtarët bënë në masën më të madhe, atë që unë kërkova prej tyre”, shtoi tekniku kuqezi.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›