Kampionati i aeronautikës, nënshkruhet kontrata në “Ora News”

Merr jetë në ambjentet e RTV “Ora News”, kampionati i parë Mbarëkombëtar i Fluturimeve të Lira Kosovë-Shqipëri. Aeronautika shqiptare dhe aeroklub Prishtina, kanë firmosur kontratën e parë të këtij lloji, e cila do ti japë më shumë ngjyra dhe hijeshi këtij sporti, sa ekstrem dhe i butë.
Për anëtarët e këtij sporti, nga më veteranët dhe deri tek më të rinjtë, ky është fillimi i një ëndrre e cila tashmë po merr formë. Kampionati starton në qytetin e Prizrenit në 24 shtator, për të arritur më pas në momentin kulmor, në majë në qytetin e Vlorës.
Si mbështetës i evenimenteve sportive, edhe këtë herë RTV “Ora News”, nuk mund të bente përjashtim, duke qënë sponsori mediatik i Kampionatit Mbarëkombëtar i Fluturimeve të Lira.