Zyrtare: Trezegue kalon në Baniyas të Emirateve Arabe

Sulmuesi i spikatur francez David Trezegue, ka arritur nje marrëveshje me klubin nga Emiratet Arabe, Baniyas. Lajmin e ka konfirmuar edhe ish klubi i tij, skuadra spanjolle Hercules. Shuma e transferimit të tij besohet të jetë 1.7 milion euro. Ish-kampioni i botës me Francën ka qenë i pakënaqur me ekipin e tij Hercules, sidomos pas rënies në ligën e dytë. Njëra prej arsyeve që Trezegue zgjodhi skuadrën e Baniyas ishte kualifikimi i kësaj skuadre në Champions Leaguen aziatike.