Eljero Elia në Juventus

Eljero Elia, mesfushor holandez i Hamburgut, ka marrë një aeroplan privat nga Amsterdami për në Torino. Ai do të zhvillojë testet mjekësore në Fornaca Clinic dhe nëse gjithçka ecën mire, do të jetë lojtar i ri i Juventusit.
Elia do të nënshkruajë nesër kontratën dhe pastaj do të kthehet me Kombëtaren e tij që po bën stërvitje para ndeshjes së radhës për Eliminatoret e Evropianit 2012.