Dallku: Nuk trembemi nga Ibrahimoviçi
Dallku beson se ylli i kombëtares së Suedisë, Zllatan Ibrahimoviç, nuk do të paraqesë asnjë rrezik për përfaqësuesen shqiptare në takimin që do të luhet nesër në mbrëmje.
“Ne jemi të qetë në këtë ndeshje, ashtu siç ishim edhe në takimin kundër Danimarkës në Tiranë. Shpresoj të bëjmë të njëjtën paraqitje dhe të tregojmë vlerat tona më të mira. Një rezultat pozitiv në këtë përballje do të na motivonte më shumë për eliminatoret e ardhshme”, theksoi mbrojtësi i Vorlska Poltavës në kampionatin ukrainas.
26-vjeçari pohoi se megjithëse ka shumë pak shanse për t’u renditur e dyta në grup dhe për të shpresuar kualifikimin nëpërmjet ‘playoff”-it, Suedisë i nevojitet fitorja përballë kombëtares shqiptare.
Në vijim të deklaratës së tij, Armend Dallku theksoi se Shqipëria nuk duhet të përqendrohet vetëm tek Ibra, sepse sipas tij, sulmuesi i Barcelonës nuk është paraqitur në nivele të larta me përfaqësuesen.
“Nuk ka asnjë dyshim që ai është një futbollist me emër, por të gjithë e panë që në ndeshjen e parë në grup në Tiranë, kundërshtarët e patën të vështirë të thyenin mbrojtjen tonë. Prandaj nuk besoj që rreziku kryesor të vijë vetëm nga Ibrahimoviç dhe nëse luajmë mirë në mesfushë dhe jemi të kujdesshëm në mbrojtje, mund t’ia dalim”, tha mbrojtësi kosovar.
Nga grumbullimi stërvitor në Frankfurt të Gjermanisë, 26-vjeçari vlerëson punën e trajnerit Josip Kuzhe dhe ambientin pozitiv që ka krijuar drejtuesi i stolit kuqezi: “Përveç frymës së re që ndihet në skuadër, ardhja e Kuzhes ka rritur edhe vetëbesimin.
Ai i mbështet të gjithë lojtarët që janë kontingjent i Kombëtares dhe jo vetëm i 11-shes së parë, ashtu siç kanë vepruar disa prej trajnerëve të mëparshëm - shtoi mbrojtësi në intervistën per gazetën kosovare “Express” -. Kuzhe i këshillon dhe i motivon të gjithë, pavarësisht nëse janë të rinj apo të vjetër. Besojmë në planin e tij dhe të FSHF-së për të ardhmen e Shqipërisë”.
Sipas Dallkut, objektivi kryesor i skuadrës kuqezi është ndërtimi i një skuadre konkurruese, për të arritur rezultate të larta në eliminatoret e Euro 2012, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukraine dhe ai shpreson se me rrugën e nisur, më në fund kuqezinjtë do të realizojnë ëndrrën për kualifikimin në një aktivitet të rëndësishëm.
“Dëshira është shumë e madhe - shtoi ai -. Shpresoj, mendoj dhe besoj se nje ditë, që do të jetë e afërt, ëndrra jonë do të bëhet realitet. Realizimi i kësaj ambicieje kërkon shumë punë dhe një organizim sa më të mirë, ndërkohë që edhe lojtarët e rinj duhet të përshtaten dhe të kthehen në elementë të rëndësishëm për Kombëtaren”.