E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina duke përjetuar një rimëkëmbje ekonomike

Rënia e eksporteve dhe importeve nuk është në nivelet e një viti më pare, ndërkohë që shumica e analistëve mendojnë se Kina është duke përjetuar një rimëkëmbje ekonomike.

Paketa qeveritare e stimulimit prej 86 miliard dollarësh ndihmoi në rritjen e kërkesave për produkte brenda vendit. Kjo ka rritur kërkesën e Kinës për importe të lëndës së parë që nevojiten për projekte të mëdha të infrastrukturës që janë duke u ndërtuar.

Efekti i kësaj pakete stimuluese pritet të zgjasë për disa kohë. Për drejtuesit e vendit tani sfidë mbetet gjetja e një alternative për t'i mbajtur njerëzit në punë dhe duke shpenzuar.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›