Mutu: “Reali? Nuk e tradhëtoj Firencen”

Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, është shndërruar në një hero. Historia është mbushur me shkëlqim dhe dështim një kohësisht. "Kur zgjodha Fiorentinën, e mora vendimin në një moment të vështirë të jetës sime njërëzore dhe profesionale. Këtu mund t'i tregoj vetes dhe të tjerëve se sa vlej. Pas një momenti të shëmtuar në karrierën time futbollistike gjeta ambientin ideal", - thotë Mutu për gazetën italiane "La Gazzetta dello Sport". Për Fiorentinën gjatë këtij sezoni Mutu ka shënuar shtatë gola midis kampionatit dhe Kupës UEFA. Rumuni është venë në shenjëstrën e Mancester Sitit. "Në Angli nuk kthehem", - tha Mutu disa ditë më parë. Tashmë në skenë kanë dalë zërat spanjollë. Gazetat iberike e përcaktojnë si një nga objektivat e Realit të Madridit. Oferta është faraonike: 20 milionë euro Fiorentinës, 5 milionë euro në vit lojtarit. "Jo, falëminderit", - thotë 28-vjecari. "Dëshiroj të respektoj zgjedhjen që kam bërë dy vjet më parë. Është bukur të ndihesh i vlerësuar, madje them se jam i nderuar që më kërkon Reali i Madridit". Mutu thotë se dëshiron të rinovojë marrëveshjen me Fiorentinën, edhe pse nuk ka arsye pse të nxitohet pasi ka edhe katër vite të tjera kontratë. "Mund të flasim për kontratën kur të duam, zërat nuk më shqetësojnë. Për mua vlen vetëm bluza vjollcë, dua të fitoj këtu, me trajnerin Prandeli dhe shokët e mi. Jemi akoma prapa në raport me Milanin, Interin e Romën, por pas pak do të jemi në nivelin e tyre".
Zhyli: "Synoj 10 gola"
"Princi i vogël", sic është mbiquajtur sulmuesi i Romës, Ludovik Zhyli, dëshiron të shfryjë. Francezi i shkurtër konsiderohet ende fajtor për humbjen poshtëruese të Romës me Interin (1-4) në "Olimpiko", kur Zhyli pasi ndaloi me dorë goditjen e Ibrahimovicit u ndëshkua me karton të kuq. Zhyli dëshiron ta harrojë sa më shpejt atë moment dhe është i bindur se Roma e tij i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin. "Rruga është ende e gjatë, por ne do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv. Objektivi im është të shënoj dhjetë gola".