Shevçenko: “Topi i artë? Zgjedh Kakanë”

Sheva është ende i kërkuar në Itali, sipas një sondazhi me të organizuar nga "Gazzeta dello Sport" me tifozët italianë. "E di, më kanë thënë", - qesh Shevcenko. Një vit më parë në nuk ishte kështu, kur ukrainasi vendosi të largohej nga Milani për te Celsi. "Besoj se tigozët e Milanit janë më të qetë tani. Kur bën një zgjedhje jete, vlerësohet gjithcka, dhe ata e kanë kuptuar". Shumë mendojnë se sulmuesi i Celsit është penduar për largimine tij nga Italia. "Kur je i detyruar të bësh një zgjedhje, dicka humbet dhe dicka fiton, nuk mund të pendohem për atë që kam zgjedhur. Duhet të ndjekë rrugën time deri sa është e mundur, dhe më pas, por erdhi sërish një tjetër moment për të zgjedhur, do të mendohem". Ka ardhur dhe momenti i "Topit të artë", ku midis të tjerëve janë dhe dy shokë ish-skuadre të tij, Kaka dhe Pirlo. "Për Kaka ishte një vit i mrekullueshëm. Edhe Andrea bëri një sezon të bukur, i fillur edhe më parë, me Botërorin. Pirlo është thelbësor për Milanin dhe është një kampion. E meritojnë që të dy "Topin e artë", por Kaka ka qenë më vendimtar", - thotë Andrij. Stilisti Armani mendon se publiku anglez është perfekt. "Është ndryshe nga ai italian, më i organizuar, madje vinë edhe familjarisht. Por atë që më ka dhënë njerëzit në Itali, dhe atë që më ka dhënë publiku i Milanit nuk mund t'i harroj kurrë: kur shkoja në tribunë për të parë ndeshjen, përpara se të shkoja në Angli, provave emocione të forta, nga më të fortat e jetës sime".