Eliminoi Bullgarinë, Bariç pranë rinovimit

Sokol Paja
"Otto, rri me ne!" Kjo ka qenë parulla e shkruar nga tifozët shqiptarë në shkallët e stadiumit pas ndeshjesh me Bullgarinë në "Qemal Stafa". Tashmë rinovimi i kontratës mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajnerit aktual të Shqipërisë është më afër se kurrë. Pas një ndeshjeje të mrekullueshme të zhvilluar nga kombëtarja jonë kundër Bullgarisë, merita i shkon edhe trajnerit më të vjetër që sot drejton në botën e futbollit, Otto Baric. Vetëm para dy ditësh, një deklarim i trajnerit Baric theksonte se: "Ndihem mirë këtu; kemi punuar mjaft dhe mund të them se dy gjëra i kemi arritur. Dua të përfundoj një punë që e kam nisur, kam dëshirë të punoj akoma këtu", dhe pas takimit të mirë që kombëtarja jonë arriti jo vetëm të prekte fitoren me dorë, por edhe të eliminonte Bullgarinë, tashmë Federata po mendon seriozisht për një rinovim të kontratës së Otto Baric-it. Sipas zëdhënësit të kësaj federate, "deri tani nuk është diskutuar dicka konkrete për rinovimin e kontratës, pasi akoma palët nuk janë ulur në tavolinë për të diskutuar, mund të them se Barici ka bërë një punë të mirë, sic e dini edhe ju, dhe me realizimin e objektivit që të paktën duket i tillë, vendi i katërt në grupin G, mund të themi se jemi drejt një rinovimi të kontratës me Baric-in. Po sipas këtij zëdhënësi, mosha dhe paga e tij e madhe mund të jenë një pengesë që të mos arrihet marrëveshja. "Dalja me karton të kuq nuk do të ndikojë në kontratën e tij", ka përfunduar zëdhënësi i FSHF-së. Kroati i pankinës sonë e ka lënë gjithcka në dorë të presidentit të FSHF-së për rinovimin e kontratës.Në përfundim të ndeshjes trajneri kroat e ka lënë "topin" në fushën e Dukës, duke deklaruar për mediat se ai është "OK" dhe pret vetëm të thirret nga kreu i federatës për të rinovuar. Tashmë gjithcka mbetet në dorë të Armando Dukës, i cili ende s'ka dhënë një deklaratë për shtyp nëse Baric do jetë përsëri trajneri i Kombëtares Shqiptare apo jo. Pas një bisede që palët do të bëjnë së bashku, do të vendoset nëse do të jetë apo jo përsëri Otto Baric-i trajneri i Kombëtares Shqiptare. Me shumë mundësi pritet që do të ketë një tjetër kontratë 2-vjecare mes Baric dhe FSHF-së, sepse edhe puna e bërë nga trajneri kroat ka qenë mëse për t'u lavdëruar. "Nëse palët do të bien dakord për kushtet që do t'i ofrojnë njëra-tjetrës, atëherë do të arrihet edhe marrëveshja mes tyre", ka thënë Nurishmi. Pikët e marra në transferta të vështira, ecuria në rritje e Ekipit Kombëtar dhe dëshira e këmbëngulja e trajnerit mund të cojnë në një tjetër rinovim të kontratës së Baricit me Shqipërinë, por problem, krahas pagës së tij të lartë, është edhe mosha e madhe