Ried humbet 4-0, Salihi humb rast

SV Ried i sulmuesit shkodran pësoi një tjetër humbje të thellë pas asaj me Sturmin (5-0). Rapidi i Vjenës, skuadra që kërkoi shërbimet e Hamdiut sezonin e kaluar, fitoi me rezultatin e thellë 4-0. Salihi nuk luajti nga minuta e parë, kjo dhe për shkak politikës së rotacionit që po ndjekin dy bashkë-trajnerët e Riedit, por hyri si zëvendësues në minutën e 68-të. Dy minuta më pas Salihi gjuajti me kokë, por shqiptari nuk e goditi sferën fort duke humbur shansin për të shënuar golin e vetëm për ekipin e tij. Duhet theksuar fakti se kapiteni Dreksel u dëmtua rëndë dhe u zëvendësua në minutën e 44-t.