Dallku kalon provën e Hertës
Armend Dallku e ka kaluar me sukses provën në sytë e menaxherëve të Hertës së Berlinit.
Mësohet se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u ka lënë përshtypje të mira dy emisarëve të klubit gjerman, të cilët ndodheshin në stadium të martën për të parë nga afër Armend Dallkun dhe Debatik Currin. “Armend Dallku bëri një paraqitje të mirë dhe u la përshtypje të mira menaxherëve që interesohen për të. Megjithatë, unë mendoj se ky është vetëm fillimi, pasi agjentët e klubit të Hertës ende nuk kanë nisur kontakte zyrtare me Vorsklan. Është shumë e rëndësishme që të arrihet gjuha e përbashkët me drejtuesit e klubit, të cilët në këtë rast kërkojnë një shumë të madhe për të lënë të lirë lojtarin (500 mijë USD)”, ka thënë Vata.