E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Japoni



Një turist shkon në Tokio dhe hyn në një lokal. Kur vjen kamarieri, turisti i kërkon që t’i servirë diçka karakteristike të Japonisë, por që të mos jetë pije shumë e fortë.
-Unë iu këshilloj një Joka, -i thotë kamarieri.
-Mirë, po a nuk është shumë e fortë? –pyet klienti.
Pasi merr miratimin e kamarierit, që pija nuk ishte shumë e fortë, turisti e merr gotën dhe e ngre të gjithën me një frymë. Pas kaluar as një sekondë, ai shikon se toka nën këmbë po i dridhej, edhe tavani, gjithashtu po lëvizte e dukej sikur do t’i binte mbi kokë. Mezi i bindet dora që të ulë gotën mbi banak.
-Të mori dreqi! Dhe të thashë që pija nuk doja të ishte shumë e fortë... – i drejtohet ai kamarierit.
-Mos u shqetësoni zotëri, nuk e kishit nga pij. Sapo rra një tërmet, tani gjithçka kaloi.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›