“Shumë shpejt do të rinovoj me Lacion”
Kontrata e Tares me Lacion përfundon në fund të muajit qershor dhe megjithëse trajneri i bardhekaltërve nuk dëshiron që sulmuesi të qëndrojë në skuadër, biondi shqiptar është
shumë pranë nënshkrimit edhe për dy vite të tjera me klubin roman. “Kemi biseduar dhe thuajse gjithçka është e përfunduar, madje ka shumë mundësi që të firmos gjatë dy ditëve të ardhshme – ka thënë Tare për “Panorama Sport”. – Kam marrë premtimin e drejtuesve dhe besoj se është vetëm çështje kohe nënshkrimi zyrtar”. Ndërkaq, dje është bërë e ditur nga media italiane se, trajneri Delio Rosi ka rinovuar edhe për dy vjet të tjera kontratën me Lacion. Ky padyshim nuk është një lajm i mirë për Taren, pasi ai nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me teknikun italian. “Padyshim që kjo nuk është një gjë pozitive, pasi Rosi ka bërë një listë me lojtarët që ai dëshiron të largohen, në të cilën sipas të gjitha gjasave, është edhe emri im. Megjithatë, unë jam i bindur se do të qëndroj te Lacio, pavarësisht se kjo nuk do t’i pëlqejë shumë Rosit”, ka thënë Tare. 67 ndeshje ka luajtur Tare me Kombëtaren shqiptare dhe ka shënuar 10 gola. Ish-kapiteni i Shqipërisë është një nga futbollistët shqiptarë më të njohur në arenën ndërkombëtare.