Murinjo, skema në kompjtuer: “Ja si do ta pushtoj Italinë”
Hoze Mourinjo e ëndërronte këtë prej tetë muajsh, qysh kur Abramoviç i komunikoi se kishte vendosur ta shkarkonte. Ishin muaj të vështirë për portugezin. Jo nga pikëpamja financiare, pasi nuk i mungonte asgjë, përfshitë edhe një “Ferrari Scaglieti”, dhurata e fundit e bosit të Çelsit, e mbërritur në Setubal – qytetin ku jeton Murinjo, - vetëm më 19 maj. Muajt të vështirë, pasi fusha ishte larg. Muaj të tërë duke studiuar sisteme të tëra stërvitore dhe skema të reja vendosje, më pas regjistrime dhe përpunime në kompjuter.
METODA TË REJA – Muaj të tërë të vështirë, derisa sa mbërriti ftesa e Moratit për t’u takuar në Paris. Murinjo fluturoi nga Kaskais drejt Francës me një avion privat në një vend sekret, ay ku dhe u hodhën detajet e para të kontratës. “Special One”, nëse do të mundte do të kishte filluar stërvitjen qysh tani. E donte Italinë, pas Anglisë, por përpara kombëtares portugeze. Gjithçka e programuar. Murinjo u rrëfen miqve. “Do të jetë bukur qysh nga dita e parë e stërvitjes: lojë dhe punë taktike, me pak palestër, më pak vrapime, me pak mal. Dëshiroj të ndryshoj metodën tradicionale të përgatitjes”.
GJUHA ITALIANE – Murinjo nuk studion vetëm modelime taktike. Hoze studion edhe gjuhën italiane, flet tashmë italisht dhe ka filluar edhe të shkruajë. Me foljen ende nuk është korrekt, por konceptet i ka të qarta. Dëshiron ta bëjë konferencën e parë në italisht, por nëse nuk kuptohet mund ta bëjë edhe në gjuhën angleze. Me Interin do të lidhet për tre vjet, me opsion edhe për një vit të katërt. Flitet për 9 milionë euro në vit, por shifra është ende në diskutim.
STAF PORTUGEZ - Stafi i Murinjos është gjithmonë i njëjti: Rui Farias përgatitës atletik, Silvino për portierët, Andrei Villas Boas vëzhgues e krahu i djathtë në punë taktike. Portugezi megjithatë kërkon një zëvendës, qoftë edhe njeri i klubit, për të lehtësuar edhe raportet me shoqërinë zikaltër. Vendimi final ende nuk është marrë, por flitet për Bepe Barezin.
29 Maj 2008