Dinamo e Zagrebit do Hykën
Jahmir Hyka është gjithnjë e më pranë kalimit te Dinamo e Zagrebit.
Pas paraqitjes së mirë që bëri mesfushori i Kombëtares në ndeshjen kundër Polonisë gjatë pjesës së dytë, i ka shtuar mundësitë vetes që të transferohet te klubi më i madh kroat. Vëllai i presidentit të Dinamos, Zdravko Mamiç ka qenë i pranishëm dje në stadium bashkë me një menaxher të këtij klubi për të parë nga afër mesfushorin, i cili u paraqit mjaft mirë të martën në mbrëmje. “Hyka ishte në një formë të mirë dhe mendoj se është një lojtar premtues – ka thënë menaxheri Rudi Vata – Për të interesohet prej kohësh Dinamo e Zagrebit, por edhe dy skuadra ruse. Më erdhi mirë që pashë në tribunën kryesore gjatë ndeshjes me Poloninë vëllanë e presidentit të Dinamos së Zagrebit”.