E Shtunë, 31 Tetor 2026

Damask: Mbyllen gjashtë ambasada të arabe

Në shenjë proteste ndaj sulmeve vdekjeprurëse kundër kryengritësve të regjimit sirian të presidentit, Bashar al-Assad, Këshilli Për Bashkëpunim i Gjirit Persik njoftoi të premten se të gjashtë shtetet anëtare të tij kanë vendosur t’i mbyllin ambasadat e tyre në Damask.

Kryesuesi i Këshillit, Abdullatif al-Zayani, deklaroi se mbyllja e ambasadave nënkupton dënimin e “vrasjeve të vazhdueshme të popullit” nga ana e regjimit të Sirisë, dhe të refuzimin “të të gjitha nismave që synojnë gjetjen e zgjidhjes së kësaj krize”.

Ndryshe, në Këshillin për Bashkëpunim të Gjirit Persik bëjnë pjesë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Omani, Katari dhe Kuvajti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›