E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi i dehur

Një foto është duke bërë xhiro në rrjetet sociale kryesore të botës, Twitter e Facebbok. Bëhet fjalë për një fotografi të Lionel Messit, yllit të Barcelonës, i cili së bashku me shokun e skuadrës, Xavi Hernandez, janë duke dalë nga lokali i natës.

Komentet që arrijnë në këto rrjete janë paksa të ashpra: Messi i dehur, Messi mbahet nga Xavi etj. Nëse e shikojmë fotografinë me kujdes, atëherë ka pak dyshime nëse numri 10 i Barçës ishte i dehur apo jo, pasi që kjo vërehet qartë në fytyrën e tij.

Pas një natë të shoqëruar me bashkëlojtarë dhe me shokë, Messi është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Edhe pse është numër 1, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, me sjellje shembullore, ndonjëherë edhe ylli argjentinas mund t’i thyejë rregullat.

Sigurisht, kjo ka ndodhur në sezonin e verës dhe para fillimit të sezonit, ngase në atë periudhë, tri herë fituesi i ‘Topit të Artë’ i përkushtohet 100 për qind futbollit dhe i viziton shumë rrallë lokalet e natës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›