Kategoritë, kushtet për të përfituar pensione brenda datës 30 qershor 2009
Mosha dhe vitet e punës që nevojiten për të tria kategoritë e pensioneve. Humbasin të drejtën e përfitimit ata që mbushin moshën, por nuk kanë plotësuar vitet e punës
Jonida Tashi
Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) në Tiranë, kanë përcaktuar kushtet e reja të përfitimit të pensionit deri më 30 qershor të vitit 2009. Kështu, të gjithë ata persona që duan të përfitojnë pensione pleqërie duhet të kenë mbushur moshën 63 vjeç e 6 muaj si dhe duhet të kenë 35 vite pune të siguruara. Personat që mbushin moshën e përfitimit të pagesës së pleqërisë brenda datës 30 qershor, por nuk kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës humbasin përgjithnjë të drejtën e marrjes së pensionit të pleqërisë. Në këto kushte, të gjithë personave që nuk u ka lindur ende e drejta për pension dhe u mungojnë vite pune, është e nevojshme dhe e domosdoshme që të kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore. Personat që nuk kanë plotësuar moshën ose vitet e nevojshme të punës mund të përfitojnë pension të reduktuar ose të pjesshëm. Me këto dy lloj përfitimesh aplikuesit nuk mund të marrin të ardhura aq sa do të përfitonin me pension të plotë pleqërie. Konkretisht, pensioni i përfituar mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit, ndërkohë që u nënshtrohet të gjitha rritjeve që i bëhen pensioneve nga politikat e qeverisë
Kushtet
Specialistët e ISSH-së, sqarojnë se për punë të kategorisë së parë, mosha për të dalë në pension si për burrat ashtu edhe për gratë nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga viti i kaluar, 57 për burrat dhe 52 për gratë. Por, ndryshe nga dy kategoritë e tjera, këtu shënohet rritje e viteve të nevojshme për të përfituar pension pleqërie. Kështu, periudha e sigurimit është përcaktuar 29 vite për burrin dhe 29 vite për gruan. Për punë të kategorisë së dytë, mosha optimale për të përfituar një pension pleqërie, deri më 30 qershor është 62 vjeç e 6 muaj për burrin dhe 57 vjeç e 6 muaj për gruan. Ndërsa periudha e sigurimit në vite për këto kategori është 35 vite pune. Për punë të kategorisë së tretë, mosha për t’u bërë përfitues i një pensioni pleqërie brenda kësaj periudhe kohore, burrat duhet të kenë mbushur moshën 63 vjeç e 6 muaj, ndërsa gratë 58 vjeç e 6 muaj. Ndërsa periudha e sigurimit në vite për të dyja kategoritë mbetet e njëjtë me atë të kategorisë së dytë me 35 vite vjetërsi pune. Harku kohor që ka të bëjë me vjetërsinë e punës ngushtohet më shumë kur bëhet fjalë për nënat që janë me shumë fëmijë. Mosha për të përfituar një pension pleqërie për këtë kategori është 50 vjeç, ndërsa kushtet për të plotësuar atë dhe që lidhen me periudhën e sigurimit në vite janë 30 vite vjetërsi pune.
Sigurimi
Kushti kryesor që një shtetas shqiptar të sigurohet vullnetarisht për të plotësuar vitet e nevojshme të punës është se sigurimi duhet të bëhet para lindjes së të drejtës për përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Shtetasit shqiptarë, që për një arsye apo një tjetër nuk janë të siguruar nga skema e sigurimit të detyrueshëm, kanë të drejtën e sigurimit vullnetar. Sigurimi vullnetar për personat e interesuar mund të niset duke lidhur kontratë me Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Skema e sigurimit vullnetar të pensioneve, ndryshe nga ajo e sigurimit të detyrueshëm, funksionon sipas specifikave të veta. Për t’u bërë përfitues i skemës vullnetare nevojitet që qytetari të sigurohet vullnetarisht para lindjes së të drejtës për përfitim nga sigurimi i detyrueshëm, pra para mbushjes së moshës për pension. Kushti i mësipërm është i vlefshëm jo vetëm për personat që nuk kanë asnjë vit pune të siguruar, por edhe për të tjerët që u nevojiten vetëm disa vite pune për të marrë pension të pjesshëm ose të plotë. Të interesuarit mund të sigurohen dhe për vite të kaluara, duke nisur nga 1 tetori 1993 dhe mund të përfshihen në këtë skemë edhe pa qenë të siguruar më parë.
Kategoritë
Specialistët e pensioneve kanë përcaktuar personat që mund të jenë më të interesuar për sigurimin vullnetar. Për të përfituar një pension të plotë kushtet kryesore janë një moshë që në vitin 2012 do të jetë 65 vjeç dhe vjetërsia në punë 35 vite, ku përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për burra dhe koha e studimeve universitare për gratë. Për përfitimin e një pensioni të pjesshëm aktualisht kërkohet 15 vite sigurimi. Sipas ekspertëve të ISSH-së, aktualisht ka shumë shtetas që kanë nën 15 vite sigurimi, për shembull: mund të kenë 12, 13 apo 14 vite pune. Në këto kushte këto vite sigurimi nuk vlejnë, mbasi nuk përfitohet asnjë lloj përfitimi. Në rast se plotësimin e periudhës prej 15 vitesh do ta bënte me sigurim vullnetar, atëherë personi do të përfitonte një pension të pjesshëm. Po kështu në të njëjtën mënyrë një shtetas që nuk ka mbushur vjetërsinë për pension të plotë mund të sigurohet për vitet e mbetura për ta marrë të plotë këtë lloj përfitimi.
Skema e llogaritjes fillestare të pensioneve
Specialistët ISSH-së shpjegojnë se llogaritja e pensioneve do të kryhet duke marrë parasysh pagat referuese sipas profesioneve përkatëse, të caktuara nga qeveria, të cilat nuk kanë pësuar asnjë ndryshim dhe koeficientët përkatës sipas viteve. Specialistët sqarojnë se pagat referuese duhen shumëzuar me koeficientët e rinj, të miratuar nga qeveria në muajin e fundit të vitit 2008. Çdo vit, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar individuale indeksohet me koeficientin që llogaritet si raport i kontributit mesatar për çdo person të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. Çdo person që do të plotësojë dokumentet për të marrë pension duhet të dërgojë bashkë me dosjen e tij edhe pagat e 10 viteve të fundit. Kështu, paga e çdo viti do të shumëzohet me koeficientin që i përket atij viti. Në rast se një i punësuar në vitin 1997 paguhej 20 mijë lekë në muaj, atëherë për llogaritjen e pensionit paga e tij do të shumëzohet me koeficientin e vitit 1997, që është 1.22. Kështu, paga e tij për efekt pensioni do të jetë 24.400 lekë. Në të njëjtën mënyrë do të veprohet për të gjitha vitet. Për të llogaritur shumën fillestare të pensionit nevojitet paga mesatare mujore e tre vjetëve në 10 vitet e fundit të punës si dhe koeficientët e indeksimit. Shuma e pensionit llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare të tre viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës. Këto tre vite pune shumëzohen me koeficientet përkatës të viteve që merren për llogaritje.
Formula e llogaritjes së këstit mujor të pensionit
Në bazë të ligjit aktual për sigurimet shoqërore, pensioni mujor i pleqërisë llogaritet në bazë të formulës së mëposhtme. Pp = Mpb + Sh, ku: Pp është pensioni i plotë mujor i pleqërisë; “Mpb” është masa e pensionit bazë, i cili u jepet të gjithë personave të siguruar, që duhet të sigurojë një standard minimum jetese. Ky komponent korrektohet çdo vit me indeksin e çmimeve të disa mallrave të përzgjedhura, siç parashikohet në rregulloren e ISSH-së dhe përcaktohet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Aktualisht, masa pensionit bazë është 9515 lekë në muaj. Por, specialistët e pensioneve shpjegojnë se ka një historik të zhvillimit të pensionit bazë, që fillon me pensionin minimal të vitit 1991 dhe që rritet çdo vit sipas një politike të përafrimit me minimumin jetik të llogaritur. “Sh” është shtesa mbi pensionin bazë. Ky komponent llogaritet, është individual, varet nga madhësia dhe zgjatja e periudhës së kontributeve dhe është 1 për qind për çdo vit sigurimi shumëzuar me “bazën mesatare të vlerësueshme” (paga mbi të cilën janë paguar kontributet).
Formula e pensionit
Pp = Mpb + Sh
Pp - Pensioni i plotë mujor i pleqërisë
Mpb - Masa e pensionit bazë që u jepet të gjithë personave të siguruar, që duhet të sigurojë një standard minimum jetese
Sh - Shtesa mbi pensionin bazë
Kushtet për të përfituar një pension pleqërie deri më 30.6.2009, janë si më poshtë:
Për punë të kategorisë së parë: Burri Gruaja
Mosha vjeç 57 52
Periudha e sigurimit vite 29 29
Për punë të kategorisë së dytë:
Mosha vjeç 62 vjet e 6 muaj 57 vjet e 6 muaj
Periudha e sigurimit vite 35 35
Për punë të kategorisë së tretë:
Mosha vjeç 63 vjet e 6 muaj 58 vjet e 6 muaj
Periudha e Sigurimit vite 35 35
Për nënat me shumë fëmijë:
Mosha vjeç 50
Periudha e sigurimit vite 30
27 Prill 2009