Damir Fazllic shkon ne prokurori
Ka mberritur dje ne Tirane Damir Fazllic, biznesmeni serbo-boshnjak i akuzuar nga Prorkuria e Tiranes per pastrim parash. Gjate pasdites ka shkuar ne Prokurorine e Tiranes ku eshte pyetur ne lidhje me veprimtarite e kompanive te tij. Biznesmeni serboboshnjak, dyshohet se ka kryer pastrim parash dhe transaksione te dyshimta. Nen emrin e nje prej kompanive te tij, ai ka blere qindra metra katror toke ne periferi te Durresit, ku dhe pritet te ndertohet nje park energjetik.