E Diel, 1 Nëntor 2026

Danezët, interes për gjendjen në Shqipëri

Vetëm më pak se 24 orë na ndajnë nga ndeshja e së mërkurës me Danimarkën, por duket se tërmeti, i cili ka goditur verilindjen e vendit, i ka shqetësuar kundërshtarët, të cilët kanë kërkuar dje informacione rreth gjendjes aktuale në Shqipëri. Lajmi është botuar dje në mediat daneze "online", ndërkohë që federata e futbollit danez ka dhënë edhe një deklaratë për shtyp rreth kësaj çështjeje. Ata kanë predikuar qetësi në radhët e delegacionit që pritet të udhëtojë sot në mëngjes drejt Tiranës për të luajtur ndaj kuqezinjve ndeshjen eliminatore të Botërorit 2010, të vlefshme për Grupin 1. "Lëkundjet e ditës së hënë kanë qenë më të vogla se tërmeti që goditi në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Dhe ne shpresojmë që ato të mos përsëriten edhe në ditët në vazhdim", u shpreh dje shefi i zyrës së shtypit të federatës daneze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›