E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundërshtari, me probleme në sulm

Danimarka do të udhëtojë sot në mëngjes në drejtim të Shqipërisë, por duket se grupi i futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Morten Olsen është prekur nga problemet. Sipas mediave daneze, skuadra e ka vuajtur shumë ndeshjen e rëndësishme të së shtunës, kundër një rivali direkt si Portugalia, takim i cili u mbyll në barazim 1-1. Por në këtë sfidë tepër luftarake ndaj luzitanëve kanë pësuar dëmtime disa futbollistë, të cilët kanë zhvilluar dje edhe stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Milanit, Jon Dal Tomason, dhe sulmuesin e Arsenalit, Niklas Bendtner. Një dëmtim në këmbë ka pësuar edhe futbollisti Mikael Silberbauer. Dëmtimet e tyre nuk janë të një shkalle të rëndë, por gjithsesi vetëm sot do të vendoset nëse do të jenë në fushë ndaj Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›