Elmander e Kallstrom: "Danezët kanë frikë"

Pas fitores së vështirë në fushën e Hungarisë, Suedia tashmë shpreson se ka ende shanse që të klasifikohet e para në Grupin 1 eliminator. Lojtarët e kësaj përfaqësueseje kanë filluar të ngacmojnë psikologjikisht "kushërinjtë" e tyre danezë, duke shpresuar se ata do të gabojnë në takimin në Shqipëri. Sulmuesi Johan Elmander deklaroi: "Tashmë Danimarka është e frikësuar. Ata na ndjejnë pas shpine. Mbi të gjitha tani që do të luajnë në një fushë të vështirë si ajo e Shqipërisë, ku marrja e tri pikëve nuk është e lehtë: ne e dimë mirë këtë". Edhe ylli tjetër i Suedisë, Kim Kallstrom, është i këtij mendimi: "Goli i pësuar në fundin e ndeshjes me Portugalinë i ka rënduar psikologjikisht danezët. Të udhëtosh drejt Shqipërisë pas tri pikëve të humbura në këtë mënyrë, nuk është asnjëherë e lehtë".