E Diel, 1 Nëntor 2026

Danezet studim per politiken dhe ekonomine ne Shqiperi

Kryeministri Berisha priti një delegacion të shoqërisë daneze për politikën e jashtme, i cili po viziton Shqipërinë në një mision studimor, të cilin e njohu me zhvillimet dhe reformat politike, ekonomike e sociale që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në mënyrë të veçantë në dy mandatet e qeverisjes së mazhorancës aktuale. Kryeministri nënvizoi që Shqipëria nga vendi i tretë më i varfër në botë, sot është në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Zoti berisha i njohu dhe me përmirësimin e klimës së biznesit, mbrojtjen e investimeve dhe politikën e taksave të ulta si mburoja më e mirë ndaj krizës. Kjo i ka lejuar Shqipërisë që të vazhdojë të mbajë rritje pozitive ekonomike-u shpreh ai, ndërsa shtoi se prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare është integrimi në BE. Ai i njohu të pranishmit me politikën bllokuese të ndjekur nga opozita pas vitit 2009 por theksoi se pas ndëshkimit të kësaj politike nga vota e zgjedhjeve të vitit 2011 u bë e mundur miratimi i një sërë reformash konsensuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›