Dani Minog, motra e Kajlit pozon nudo për të shlyer borxhet
Ka një motër të famshme që quhet Kajli Minog, ka përfituar të ardhura të konsiderueshme nga karriera si këngëtare, e megjithatë këto nuk mjaftojnë për Dani Minog. Ajo rrëfen se pranoi të pozonte nudo për revistën e meshkujve “Playboy” për të paguar borxhin prej 240 mijë dollarësh australianë. “Familja ime nuk ishte dakord me vendimin, por unë isha e detyruar të pranoja”,-shprehet me keqardhje Dani. Ylli australian i muzikës pop është ndier e dështuar pas prishjes së martesës me aktorin Julian Mekmahon, pasi i është dashur shumë kohë të kuptojë se ata nuk ishin për njëri-tjetrin. Këngëtarja u martua me aktorin në vitin 1994 pasi ata u njohën në serialin australian “Home and Away”. Dyshja aplikuan për divorc një vit më pas dhe Minogue ende nuk mund të kuptojë se pse nuk kishte dëgjuar shoqet, të cilat i kishin thënë se ai nuk ishte një parter i përshtatshëm. “Ai ishte një mashkull i egër, ai dëshironte të bënte qejf, të ishte ca i çmendur, dhe ne pëlqenim shoqërinë e njëri-tjetrit. Dhe për mua, mendova se kjo ishte e gjitha çfarë doja. Por ne ishin shumë të ndryshëm. U dhe u ndjeva si e dështuar dhe e urreja këtë”,- ka thënë Dani.
30 Tetor 2009