E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhud Lou ribashkohet me Siena Miller



Xhud Lou dhe Siena Miller raportohet se janë lidhur sërish, tre vjet pasi Xhud e tradhtoi atë me kujdestaren e fëmijëve të tij, duke i dhënë fund kështu edhe fejesës së tyre. “Siena dhe Xhud janë takuar disa herë dhe vërtet po ia dalin mirë. Siena e ka pasur zemrën e thyer nga Xhud, por ajo ishte e re dhe ishte hera e parë që dashurohej”. “Atë që njerëzit nuk e kuptojnë është se ata gjithmonë do të mbeten të afërt, prandaj kush e di se ku do t’i shpjerë kjo më tej”, ka thënë burimi, i cili vazhdon më tej se ditët e fundit janë parë së bashku duke shëtitur dhe përkëdhelur njëri-tjetrin. Miqtë e tyre shprehen të bindur se kjo histori do të zgjasë sa vetë jeta e tyre.

30 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›