E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danilo Türk: GJND nuk merr vendim për Kosovën

Türk thekson se duhet të marret parasysh rregulli se njohja e shteteve është punë e sovranitetit të atyre shteteve të cilat njohin.

“Gjykata mund t`i analizojë rrethanat të cilat kanë sjellë deri tek shpallja e pavarësisë, por nuk mundet t`ua rregullojë shteteve politikën e tyre të njohjes. Kjo është punë e sovranitetit të secilit shtet në veçanti. Prandaj nga mendimi përkatës i gjykatës në Hagë nuk guxojmë të presim shumë”, tha presidenti Türk, në intervistën e gazetës “Politika”.

Presidenti slloven vlerëson se paralajmërimi i parakohshëm i kryetarit të kësaj gjykate, Hishasi Ovada, është mendim, dhe thekson se gabojnë të gjithë ata të cilët në shembullin e Kosovës presin që gjykata të sjellë aktvendim me formën e mendimit.

Türk, i cili është profesor i së drejtës ndërkombëtare, thekson se çështja për ndarje të njëanshme gjithmonë është kontestuese dhe e lidhur me tensionet politike, edhe në këtë kuptimin e rrezikshme për paqen në botë.

“Por në rastin e Kosovës duhet ta kemi parasysh edhe elementin humanitar. Fakt është se në verën e vitit 1998 ndodhi përdorimi i gjerë i fuqisë në Kosovë, ndërsa kishte viktima në mesin e popullatës civile. Vlerësimi për rrezikimin e popullatës civile dhe paqes ndërkombëtare dhe sigurisë u pranua gjerësisht. Merreni parasysh faktin se Këshilli i Sigurimit i KB-së që nga fundi i vitit 1998 vlerësoi se situata është keqësuar deri në atë masë sa që e rrezikon paqen ndërkombëtare”, tha ndër të tjerash Danilo Türk.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›