Demokracia në Veprim vlerëson procesin zgjedhor në Kosovë
Duke folur për rezultatin në komunën e Prizrenit, e cila deri më tani është komuna me rezultat të barabartë, KDI tha se qëndron pas rezultatit që ka publikuar dje, ku e nxjerrë LDK-në fituese me 50.02%.
Përfaqësuesit e KDI-së thonë se qëndrojnë pas rezultatit që kanë shpallur mbrëmë, ku thuhet se kandidati i LDK-së në Prizren ka fituar 50.02 për qind të votave. Në një konferencë për media sot, përfaqësuesi i KDI-së Valmir Ismajli tha se rezultatet paraprake në komunën e Prizrenit i kanë pak a shumë të përafërta me ato të KQZ-së.
“Ne edhe mbrëmë kur i kemi dhënë rezultatet për Prizren dhe për Lipjan kemi thënë se këto rezultate mund të ndryshojnë e sidomos në komunën e Prizrenit, për shkak se është numri i madh i votave më kusht mbi 1600, domethënë janë votat me kusht ato që do ta përcaktojnë edhe fitoren në këtë komunë”, ka theksuar Valmir Ismajli.
Koalicioni Demokracia në Veprim ka evidentuar edhe disa parregullsi që janë shënuar gjatë ditës së djeshme. Ismajli, veçoi si parregullsi votimin familjar.
“Është një dukuri tjetër që patjetër duhet të adresohet menjëherë, ajo që duhet të adresohet është çështja e listave dhe numrit të madh të personave të vdekur që figurojnë në këto lista dhe kjo po iu lënë hapësirë komisioneve të ndryshme që të votojnë për persona të vdekur”, thekson Ismajli.