E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka do të jetë kërcënim në Evropian

Përfaqësuesja e Danimarkës do t`i vë në vështirësi kundërshtarët në Kampionatin Evropian  ka thënë portieri Thomas Sorensen.

Danimarka bën gara në Grupin B së bashku me Gjermaninë, Holandën dhe Portugalinë, dhe konsiderohet "më e dobëta" në grup, mirëpo gardiani i Stoke Cityt mendon ndryshe.

Sorensen është i vetëdijshëm për kundërshtarët, megjithatë pohon se nëse kombëtarja e tij luan në nivel optimal, atëherë do t`u shkaktojë probleme përfaqësueseve favorite.

“Është lojë e krisur, ndërsa ne do të shkojmë atje për të bërë ndonjë trazim”, ka thënë portieri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›