E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis Sharapova fitoi turneun e Romes

Maria Sharapova fitoi për herë të dytë radhazi turneun ATP të Romës në tenis, pasi mposhti në finale kinezen Na Li me rezultatin e seteve 2-1.
Ndeshja në “Foro Italiko” ishte e shkëlqyer dhe Na Li ishte në prag të fitores pasi mori setin e parë 6-4 dhe pasi kryesoi bindshëm 4-0 në të dytin. Më tej, rusja u rikthye duke fituar 6 lojra radhazi për të arritur në 6-4, ndonëse në lojën e pestë iu desh të luftonte për 3 pikë përcaktuese (pra break), ndërsa në lojën e shtatë ishte në humbje 0-40.
Seti i tretë u ndërpre nga shiu, ndërsa Masha ishte në epërsi 4-1 dhe 40-15, por pas kthimit, Na Li përmbysi gjithçka në 6-5 duke treguar një forcë të madhe karakteri. Sharapova barazoi shifrat në 6-6 dhe pastaj fitoi lojën vendimtare (tie-break), fitoi setin 7-6 dhe ndeshjen 2-1 me sete.
Sharapova ishte tepër e lumtur pas kësaj finaleje tepër të fortë dhe të paqartë, ndërsa ajo përforcoi vendin e dytë që mban në renditjen botërore të femrave.
Kinezja Na Li nuk po arrin të fitojë asnjë turne, që pas suksesit të shkëlqyer në Çmimin e Madh të “Rolan Garrosit” në Paris. Finalja e meshkujve u detyrua të shtyhej për sot, për shkak të vonesës së madhe të asaj të femrave dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga reshjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›